Shpëtoi gruan nga vërshimet në Skenderaj, Lushtaku: Ndër momentet më të lumtura të jetës

Dje u përjetua një skenë shpëtimi nga Skenderaj, ku dy zyrtarë komunalë intervenuan për të shpëtuar një çift, burrë e grua, që kishin mbetur të ngujuar pas vërshimeve në qytetin e Kosovës qendrore.

E njëri nga personat që intevrenoi është Amir Lushtaku, zëdhënës i komunës së Skenderajt.

Lushtaku tha se ishte një ditë e vështirë, por se ndihet i lumtur që i ndihmoi zonjës për të shpëtuar.

“Ndër momentet më të lumtura të jetës” – ka thënë shkurtimisht zëdhënësi Lushtaku për Nacionale.

Lexo edhe:  Policia “godet” rëndë krimin në Pejë: Kap 4 metra dru pa leje