E dhimbshme: Nëna gjen pa shenja jete foshnjën 2 muajsh e gjysmë në Vushtrri

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur dje në fshatin Begaj të Vushtrrisë, ku një foshnjë është gjetur pa shenja jete.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë me dije se kanë pranuar thirrje për ndihmë rreth orës 06:00, pasi foshnja 2 muajsh e gjysmë dyshohej se ishte në rrezik për jetën.

Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimit nga mjeku kujdestar është konstatuar se foshnja ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore, të cilët kanë intervistuar nënën e viktimës.

Bazuar në dëshminë e saj, foshnja ka fjetur në shtratin e tij dhe në mëngjes e kishte vërejtur se nuk ka shenja jete.

Momentalisht nuk dihen shkaqet e vdekjes, mirëpo me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë’.

Lexo edhe:  Politikani në Serbi i vë flakën vetes para stacionit të policisë