Vrasja në Bon Vivant: 39-vjeçari që vdiq ishte bashkë me grupin që u përfshi në sherr me Andi ‘Italianin’

Prishtina u trondit mbrëmjen e 4 gushtit nga të shtënat me armë në lokalin Bon Vivant, pas një konflikti verbal mes disa të rinjve.

Në këtë rast ka mbetur pa shenja jete Kastriot Ramadani, ndërsa 17 të tjerë janë lënduar si pasojë e thyerjes së gotave-shisheve të qelqit, kurse 7 prej tyre janë plagosur, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovës ka deklaruar se konflikti dyshohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshje.

Burimet e Sinjalit thonë se në sherrin e 4 gushtit dyshohet se është i përfshirë edhe Andi Pajaziti, i njohur me nofkën “Italiani”.

Sinjali po ashtu ka mësuar se personat e tjerë që mbetën të lënduar janë K.R., A.A., L.S., G.H., A.G dhe N.N.

Ndërsa dyshohet se i ndjeri Ramadani, ka qenë pjesë e grupit të personave që janë përfshirë në sherrin me Andi “Italianin”

Lexo edhe:  Aksident trafiku në hyrje të Klinës, një veturë përfundon jashtë rrugës