Tragjike: I riu nga Drenica që u zhduk qe disa ditë gjendet i vdekur në një bunar në pyll

Pas disa ditësh kërkime, është gjetur pa shenja jete i riu nga fshati Abri e Epërme e Drenasit, i cili ishte shpallur i zhdukur që disa ditë dhe nuk dihej asgjë për fatin e tij.

Fatkeqësisht viktima u gjet i vdekur në një bunar në fshatin e pyllit.

Vdekja e të ndjerit po cilësohet si e dyshimtë, për çka tashmë kanë nisur hetimet me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Posa i ndjeri u gjet, njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur ky rast tragjik.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia, me ç’rast është bërë e ditur se trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Lexo edhe:  Gjakovari vret me armë qenin që iu fut në oborr dhe ia sulmoi familjarët – përfundon në Polici