Komuna e Vushtrrisë për mërgimtarët ofron shërbime edhe ditën e Shtunë

Nga sot deri më 31 Gusht sportelet e komunës së Vushtrrisë do të jenë të hapura për mërgimtarët.

Kështu ka njoftuar i pari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i cili ka publikur pamje nga sportelet që do të jenë të hapur enkas për shërbime që do të ofrohen vetëm për diasporën.

Postimi i plotë i Idrizit:

MIRËSEVINI BASHKATDHETARË
Të dashur bashkatdhetarë, nga sot e deri me 31 gusht Komuna e Vushtrrisë do të ofrojë shërbime për ju edhe ditën e shtunë.
Enkas për këtë kemi hapur sportele që do të ofrojnë shërbime vetëm për diasporën të shtunave nga ora 10:00 e deri në orën 14:00. Shtatë zyrtarë në Zyrën e Gjendjes Civile dhe në Qendrën për Shërbim me qytetarë do iu mirëpresin.
Mirësevini dhe pushime të rehatshme!

Lexo edhe:  Miftaraj: Nëse një familje me social 175 euro i ka tre fëmijë në shkollë, si ia bën të blejë libra 500-600 euro