‘’Shkuam ta shihnim teksa flinte, e gjetëm të vdekur ‘’ – Rrëfehet vajza e veteranit që u vra në Francë

Gjatë ditës së djeshme u raportua se Ish-ushtari i UÇK-së, Veli Sadiku, me origjinë nga Mitrovica e Jugut, ka humbur jetë në mënyrë tragjike teksa ndodhej në banesën e tij në qytetin e Dijon-it në Francë.

Sipas njoftimit 55-vjeçari u vra nga një plumb “qorr” pas përplasjes me armë jashtë banesës ku jetonte.

Lidhur me këtë ka folur vajza e tij.

Ajo tha se pas të shtënave të dyta shkoi në dhomën ku po flinte, pa se ai kishte marrë një plumb dhe kishte ndërruar jetë.

“Babai im dhe unë, me nënën time, u zgjuam nga një sërë të shtëna armësh dhe më pas ato pushuan. Pastaj filloi përsëri dhe kur shkuam të shihnim babanë tim që flinte në shtratin e tij, ai kishte vdekur, “i tha AFP-së vajza e tij 23-vjeçare e cila preferoi të mbetej anonime, raporton euronewsalbania.

Po ashtu Prokuroria e Dijon po vijon hetimin e ngjarjes, teksa ka bërë publik dhe versionin paraprak.

“Rreth orës 12:30, personat që udhëtonin me një automjet kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të ndërtesave dhe “nga një prej të shtënave një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur për vdekje teksa ndodhej në shtëpinë e tij ”, njoftoi prokuroria e Dijonit.

Lexo edhe:  Analistja e njohur, Shqipe Pantina i bashkohet LDK-së