Rama për Lulzim Hetemin: Është i burgosur faktikisht, sepse s’del dot as të marrë ajër

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar edhe zgjedhjen e kryetarëve të rinj të komunave veriore.

Rama ka thënë se kryetarët e komunave veriiore janë duke qëndruar të mbyllur si Oso Kuka. Ai thotë se kryetarët kanë ardhur në pushtet vetëm me 1 për qind të votova.

“Çdo të thotë kjo që të mbajmë akoma disa kryetarë komunash të cilët janë zgjedhur me 1% të votave, që rrinë të mbyllur si Oso Kuka. Njëri rri atje me policë dhe është i burgosur faktikisht, sepse s’del dot as të marrë ajër. E të tjerët rrinë diku ku s’dihet ku janë dhe në ndërkohë që në tavolinë është plani franko-gjerman”, ka thënë Rama.

Rama në këtë intervistë ka diskutuar edhe për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, i cili ka thënë se është një mik që e çmon dhe e respekton por si kryeministër nuk e mirëkupton.

Lexo edhe:  Mbyllen dy rrugë në zemër të Prishtinës, nuk do të hapen për 6 javë