Vetura e godet këmbësorin dhe ikë nga vendi i ngjarjes, i lënduari dërgohet në Spitalin e Mitrovicës

Demir Kelmendi nga fshati Morina i Komunës se Skenderajt ka denoncuar një rast të aksidentit që i ka ndodhur dhe të cilin e ka quajtur  “godit e ik”.

Ai thotë se të premtën rreth orës 14:00 është goditur nga një automjet në rrugën Morinë-Rezallë dhe i dyshuari më pas ka ikur pa u ndalur nga vendi i ngjarjes.

Demiri thotë se ka marrë lëndime të rënda trupore dhe fillimisht është dërguar në emergjencën e Skenderajt e prej aty më pas është dërguar në Spitalin e Mitrovicës.

Lexo edhe:  “Ma largoni gruan nga shtëpia ose e lidhi n’litar”: Burri nga Malisheva kërkon ndihmë në Polici, përfundon vet në ndalim