Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Sot na pret mot kryesisht i vranët dhe me reshje e rrebeshe lokale shiu.

Ka gjasa për ndonjë intervale kohor të shkurtër me diell, por vranësirat e dendura dhe reshjet do të jenë dominante. Orëve të pasdites dhe mbrëmjes parashihen zhvillime mjaft të fuqishme të vranësirave të shiut që do të kushtëzojnë reshje të dendura shiu dhe rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende ka potencial për vërshime që mund të jenë mjaft problematike, ndërsa temperaturat do të shënojnë ulje.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore nesër pritet të mbajë mot me vranësira dhe ndonjë interval kohor me diell në ndonjë rajon. Shpeshherë priten zhvillime dhe dendësime të mëdha të vranësira që do të kushtëzojnë reshje lokale shiu e rrebeshe lokale të fuqishme me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende parashihen shira të rrëmbyeshëm që mund të jenë problematike.

Edhe të premtën na pret mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu, ndërsa energjia e rrebesheve të fuqishme do të jetë ende prezente sidomos në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore. Për shkak të reshjeve të vazhdueshme mund të paraqiten probleme sidomos në ato zona ku reshjet kanë qenë intensive kohëve të fundit.

Nga e shtuna reshjet do të humbin intensitetin, ndërsa nga e diela priten përmirësim dhe stabilizim i motit. Vera  MOTI VEROR troket në derë nga e hëna e tutje. Në viset mesdhetare rritja e temperaturave do të jetë rapide, ndërsa në viset kontinentale më graduale./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Vetura përplas motoçiklistin në Prishtinë