Ky është viktima e atentatit në rrugën C në Prishtinë

Një person është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në rrugën ‘C’ në Prishtinë. Gazeta Insajderi nga burime të sigurta merr vesh se viktima është Blerim Daci.

Blerim Daci është i njohur për organet e drejtësisë, pasi ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës.

Insajderi ka mësuar se në veturën që është kryer krimi dhe u largua nga vendi i ngjarjes ndodheshin me shumë se një person. Ata kishin ikur në drejtim të Graçanicës, por Policia nuk ka arritur qe ti kapë. Sipas burimeve, vetura me të cilën dyshohet se u krye krimi, është gjetur e djegur nga Policia.

Në automjetin që të dyshuarit ia vënë flakën, zyrtarët policorë kanë gjetur dy kallashnikovë, armë këto të cilat dyshohen se janë përdorur për vrasjen e viktimës.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë për Insajderin se rasti është duke u hetuar.

“Sot rreth orës 20:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “C” në Prishtinë.   Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para  të marra  nga mjekët emergjent është konfirmuar se një  person  është pa shenja jete.  Policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve të implikuar në rast”, ka konfirmuar policia.

Lexo edhe:  I riu në Prishtinë e bën nënën për spital, ushtron dhunë psikike edhe ndaj babait