Gjendet i vdekur një person në Liqenin e Badovcit, dyshohet se është Gafur Gashi
Raportohet se një person është gjetur i vdekur në Liqenin e Badovcit, raporton 02 press.
Trupi i pajetë dyshohet të jetë i Gafur Gashit, i cili ishte shpallur i zhdukur që nga dita e diel.
Rastin për zhdukjen e tij e ka raportuar i biri i tij para disa ditëve.
Sipas tij, babai i tij dyshohet se është parë për herë të fundit në dy vende: pranë liqenit të Badocit dhe te Rrethi i Prishtinës.
Në vendin e ngjarjes pritet të vij njësia e forenzikës. /02 Press/