Gjendet i vdekur një person në Liqenin e Badovcit, dyshohet se është Gafur Gashi

Raportohet se një person është gjetur i vdekur në Liqenin e Badovcit, raporton 02 press.

Trupi i pajetë dyshohet të jetë i Gafur Gashit, i cili ishte shpallur i zhdukur që nga dita e diel.

Rastin për zhdukjen e tij e ka raportuar i biri i tij para disa ditëve.

Sipas tij, babai i tij dyshohet se është parë për herë të fundit në dy vende: pranë liqenit të Badocit dhe te Rrethi i Prishtinës.

Në vendin e ngjarjes pritet të vij njësia e forenzikës. /02 Press/

 

Lexo edhe:  Ky është kolegji privat që i lëshoi diplomë infermierie vajzës që e rrahu mizorisht të moshuarën