Ngjarje e tmerrshme në Prishtinë: Një femër shkon për ta marr një shtëpi me qera, dhunohet nga pronari

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje një femër është dhunuar nga një mashkull në Prishtinë.

Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se dje rreth orës 18:00, viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ka shkuar tek shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar (të cilën do ta merte me qera)  është sulmuar seksualisht pa dëshirën e saj.

Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si dhunim.

Lexo edhe:  A u morën sot në pyetje Naim Murseli dhe Kushtrim Kokalla për vrasjen e Liridonës? – Ja çka thonë nga prokuroria