Trafikimi i armëve dhe eksplozivit – Këta janë dy kosovarët e kërkuar nga Shqipëria si pjesë e grupit

Tre të rinj nga Gjilani dhe dy të tjerë që janë shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit në Shqipëri po dyshohen se kanë vepruar si grup kriminal dhe kanë kryer trafikim armësh dhe lëndësh eksplozive nga Kosova në drejtim të Shqipërisë, raporton Gazeta Sinjali.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri dy personat që po kërkohen janë Dritëro Azemi dhe Flaka Abdullahu.

Në operacionin policor, që u zhvillua më 4 shkurt në afërsi të urës së Gjolës në Fushë Krujë, u bë arrestimi në flagrancë i tre kosovarëve Rigon Maliqi, 20 vjeç, Lion Pira, 25 vjeç dhe Shkëlqim Halabaku, 27 vjeç.

Gjatë aksionit, u sekuestruan 203 kallëpe me lëndë plasëse të dyshuara të jenë tritol me peshë 46 kilogramë.

Sipas Policisë, kjo sasi eksplozivi dyshohej se do të përdorej nga grupe kriminale të ndryshme, në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Pamjet që publikoi Policia e Shtetit, tregonin se kallëpet e lëndës eksplozive ishin fshehur në kutitë e lëngjeve të frutave.

Gjithashtu, policia sekuestroi edhe 3 celularë dhe 1 automjet.

Lexo edhe:  Aksident i rëndë: Vetura godet fëmijën 13-vjeçar në Lipjan