Ky është personi që dyshohet se rrahu Aliun nga Mitrovica

Një sulm fizik ndaj të riut, Ali Neziraj, mori vëmendje të madhe jo vetëm në qytetin e Mitrovicës, por edhe më gjerë.

29-vjeçari i cili është me nevoja të veçanta dhe ngecje në zhvillim, mori lëndime trupore pasi u rrah nga i dyshuari, i cili u arrestua dje.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari është Mexhit Ibishi, 47-vjeçar.

Ibishi i cili është gastronom i njohur në qytetin e Mitrovicës dhe njëri nga pronarët e lokalit të natës ‘Fabric Night Life’, është identifikuar dje pas veprimeve hetimore dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm’.

Lexo edhe:  PSD me aksion: Flamuri me 500-she dhe imazhin e Martin Berishajt ngrihet para MPJD-së