Prekëse: Doktori lëshon punën në Drenas, merr rrugën për Gjermani

Ikja e profesionistëve nga Kosova e specifikisht nga Komuna e Drenasit po vazhdon në numër të madh drejt vendeve perendimore, shkruan portali rajoni.org.

Shumica e tyre po e lënë vendin për një të ardhme më të mirë. Mungesa e qytetarëve, e sidomos e punëtorëve në vendin tonë ka filluar të vërehet mjaft shumë, pasi shumë biznese po shpallin konkurse pune.

Një gje e tille ndodhi edhe me doktorrin e emegjences së QMF’së në Komoran të Komunës së Drenasit, Ardin Ukaj, i cila ka lënë punën dhe ka marrë rrugën për në Gjermani.

Lajmin për ikjen e tij e ka dhënë kolegu i Ardinit, Feriz Bytyçy përmës rrjetit social “facebook”.

“Dikur gjenim shokë për çdo sprovë, E sot në çdo sprovë humbim shokë! Çasti i ndarjes me Dr. Ardin Ukajn, një doktor i shkëlqyer i Emërgjencës së Komoranit, ku e mori rrugën përfundimisht drejt Gjermanisë. Kjo krejt si rezultat i mos stimulimit dhe ofrimit të kushtëve të dinjitetshme për punë në vendin tonë”, ka shkruar ai.

Lexo edhe:  E pengoi në telefon e më pas u fjalosën, vajza në Prishtinë çon në Polici babanë – thotë se ia përgjaku hundët