SBASHK-u i kundërpërgjigjet Hekuran Muratit: Të presim deri në ora 16:00

Anëtari i Këshillit Grevist, Reshit Kushaj, i është kundërpërgjigjur ministrit Hekuran Murati, derisa ky i fundit tha se nuk do të ketë paga për grevistët.

Kushaj në një prononcim për Gazeta Blic, tha se po presin deri në ora 16:00 që të dalin pagat dhe nëse nuk dalin, pastaj do të mbajnë një takim dhe do të vendosin për veprimet.

“Ne po presim deri në ora 16:00. Uroj të mos jetë ashtu siç ka thënë ministri Murati. Në politikë kurrë nuk bën të thuash kurrë, andaj po presim. Nëse nuk dalin pagat, pastaj kryesindikalisti i arsimit, Rrahman Jasharaj do të mbajë takim dhe do të vendosim se si do të veprojmë”, tha Kushaj

Lexo edhe:  Prizrenasi futet në sherr me vëllain, ia rrah bashkëshorten posa del nga shtëpia