Ndihmohen 45 familje me jetimë me nga 100 dollarë, ndihmë nga bashkatdhetarët në Chicago

45 familje me jetim janë ndihmuar me nga 100 dollarë për festën e Kurban Bajramit.

Ky ishte donacion nga shkolla shqipe “Kongresi i Manastirit” në kuadër të Qendrës Islamike Shqiptaro-Amerikane në Chicago, shkruan Jepi zë.

Kështu ka njoftuar shoqata “Bereqeti” dega në Mitrovicë.

Postimi:

Përfituan 45 jetimë , ku secilës familje iu dhuruan nga 100 dollar, donacion nga shkolla shqipe “Kongresi i Manastirit” ne kuadër të Qendrës Islamike Shqiptaro-Amerikane në Chicago.

Individualisht mund të bëjmë pak, por së bashku arrijmë shumë.

Bamirës, Zoti ju shpërbleftë me të mirat e Tij.

Lexo edhe:  Rrahje në një parking në Prishtinë: Gjashtë të arrestuar, konfiskohen armë zjarri e thikë