Gjilanasi i ‘hakmerret’ personit me të cilin pati konflikt, ia kall veturën të dashurës së tij

Konflikte të ndryshme verbale në mes të qytetarëve përcillen me ofendime, kërcënime e shpeshherë edhe me përleshje fizike. E në raste të tjera, shumë nga ta vendosin që në shenjë hakmarrjeje të kryejnë veprime që cenojnë sigurinë e tjerëve, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në rrugën ‘Marije Shllaku’ në Gjilan, ku një person dyshohet se i ka vënë zjarrin një veture.

Sinjali mëson se 40-vjeçari në shenjë revolte nga fjalosja që kishte me një person, ka tentuar që t’ia vë flakën veturës së të dashurës së tij dhe fillimisht kishte tentuar, por më pas e kishte thyer xhamin e veturës dhe kishte arritur qëllimin e tij.

Rasti është denoncuar në Polici dhe njësitë policore kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që 40-vjeçari të dërgohet në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Zjarrvënie’.

Lexo edhe:  Shtëpia e familjes Bahtiri në Podujevë cak i hajnave, vidhen 4500€ para të gatshme e mijëra euro stoli ari