Plas sherri në një aheng në Gjakovë: Dasmorët kapen mes vete, njëri i godet me veturë disa familjarë

Të shtënat me armë e mosmarrëveshje mes familjarëve janë disa nga rastet që po ndodhin me të madhe kohën e fundit në ahengjet në Kosovë. Për një rast të tillë një person në Gjakovë ka përfunduar mbrëmë në ndalim policor.

Përleshja ndodhi në një restorant në rrugën “Sylejman Avdyli” dhe eskaloi në hapësirat jashtë tij. Burimet nga Prokuroria thonë se disa familjarë janë kapur mes vete për motive ende të panjohura.

Mosmarrëveshja mes tyre bëri që njëri nga personat e përfshirë të vendos që të largohej nga ahengu. Por para se të ikte, Sinjali mëson se ai ka goditur me veturën e tij disa dasmorë, veprime këto që i kushtuan më pas.

Ai u denoncua në Polici, me ç’rast u prangos dhe u shoqërua në stacion policor.

Pas përfundimit të intervistimit, Prokurori i Shtetit ka vendosur që t’ia caktojë masën e ndalimit për 48 orë dhe më pas të merren veprimet tjera.

Lexo edhe:  Dokumenti për Vetingun i dorëzohet Konjufcës