Parashikimi i motit për sot dhe gjatë vikendit

Sot pritet të kemi mot me alternime mes vranësirave e intervaleve kohore me diell. Më shumë vranësira priten paradite, ndërsa erërat jugperëndimore do të jenë të fuqishme në disa zona për shkak të rrymimeve të fuqishme ajrore nga Mesdheu dhe depërtimit të masave ciklonike ajrore në Perëndim dhe jugperëndim të Evropes.

Temperaturat pritet të jenë mjaft të larta për këtë periudhë kohore: nga 1 deri në 17 gradë Ceslius.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot i ngrohtë, me intervale me diell dhe rrymime të fuqishme ajrore nga jugu, ndërkohë që vranësirat fillojnë të shtohen gradualisht. Temperaturat do të jenë mjaft të larta për periudhën kohore në të cilen gjendemi.

Për vikend pritet të kemi shtim të vranësirave, por edhe intervale kohore me diell. Shqipëria (të dielën) do të përfshihet nga rrebeshe lokale të herëpashershme me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet do të jenë të karakterit lokal. E shtuna ende pa reshje, ndërsa të dielën priten reshje lokale. Rrymimet ajrore nga jugu dhe jugperëndimi do të jenë të fuqishme dhe pothuajse konstante. Edhe në Kosovë pritet riga lokale shiu të dielën ./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Serbisë s’po i pëlqen që Kosovës iu hoqën vizat