Pas ndarjes nga Dj Geek, Dafina Zeqiri merr vendimin e papritur

Pas ndarjes nga Dj Geek, Dafina Zeqiri ka marrë një vendim të papritur. Ajo ka shtyrë datën e publikimit të albumit “Unë jom ajo”. 

Këngëtarja ka njoftuar se ky vendim është marrë pasi në jetën e saj ka ndodhur një ndryshim i papritur pozitiv, teksa ka shtuar se ky është fillimi i një epoke të re.

Kam planifikuar të publikoj albumin tim “Une Jom Ajo” këtë verë, por vendosa ta shtyja për më vonë.

Arsyeja ime përfundimtare për ndryshimin e datës së lëshimit është sepse ka patur një ndryshim të papritur pozitiv.

Muzika ime zakonisht reflekton emocionet e mia dhe e di që duhet të ulem dhe të bëj ndryshime të vogla në albumin tim “Une jom ajo”.

Faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin, ky është fillimi i një epoke të re”, ka shkruar Dafina.

Lexo edhe:  Alarmi i rremë për bombë e la pa kënduar, reagon ashpër Yll Limani