”Më doli prej dore”, Bufi pas ndryshimit drastik në pamje tregon se si u dobësua

Fatmir Spahiu ka pësuar një ndryshim drastik në pamje.

Aktori shumë i dashur shqiptar ka rënë shumë në peshë dhe sot ka bërë në #Gjesi paraqitjen e parë ekskluzive në televizion pas një kohe të gjatë.

Në rubrikën ‘’Nostalgjia’’ përmes fotografive të tij që nga fëmijëria, Bufi bëri një rrëfim të rrallë, ku mes tjerash u ndal edhe tek vendimi për të rënë në peshë.

Ai ka thënë se i kishte dalë situata nga kontrolli me mbipeshën dhe se tash pas dobësimit i ka ndërruar jeta për të mirë.

Aktori nuk ka treguar nëse ka bërë ndonjë ndërhyrje kirurgjikale, por ka lënë të kuptohet se ka ndalur konsumimin e tepërt të ushqimit. Ai tha “vendosa me e ndalë gojën se krejt te goja është”.

 

Lexo edhe:  Anita Haradinaj befason moderatorin: Më vjen keq që s’ja kam bo qejfin gjyshes me u martu me ty