Rama: Shqipëria ka bërë më shumë se kurrë ndonjëherë për Kosovën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një prononcim për mediat në Spanjë ka thënë se ende nuk ka një diskutim konkret për atë çka ndodhi në Banjskë, megjithatë u shpreh se do të bëhet maksimumi për Kosovën.
“Nuk kemi pasur diskutim specifik për të, natyrisht unë vazhdoj bëj timen. Vazhdoj i qëndroj bindjeve të mia sepse s’janë spontane por janë bindje që burojnë nga një vizion strategjik i roli të Shqipërisë në Rajon dhe në marrëdhëniet e Kosovës. Shqipëria ka bërë më shumë se kurrë ndonjëherë për Kosovën”.

Megjithatë, sipas Ramës “Shqipëria nuk është për të mbajtur iso për çdo gjë që thuhet dhe analizave që bëhen në Prishtinë”.

“Është për të qenë në funksion të Kosovës dhe të njohjes së pavarësisë së Kosovës”.

Kreu i qeverisë shqiptare foli edhe për çështjet e tjera që u diskutuan në tryezat e rrumbullakta me liderët e vendeve të tjera.

“Këtu formati është me tryeza të ndryshme. Pasi kemi bashkëdrejtuar me kryeministrin e Suedisë për inteligjencën artificiale kemi pasur edhe të tjera, me atë të ltalisë dhe Presidentin Macron për çështjen e lobimit dhe emigracionin e paligjshëm”.

Ai shtoi se “kemi folur për eksperiencat tona të mëparshme, për vitet 2000, eksperienca të mira me Italinë në dy qeveritë dhe eksperienca të zakonshme në Francë etj”.

“Dhe në këtë aspekt vazhdon funksionon ky komunitet, ku krijohen tryeza e grupe të ndryshme për të çuar përpara pjesë të agjendës së përbashkët Evropiane”.

Lexo edhe:  Lajm i hidhur: Vdes piktori i njohur dhe ish drejtori i galerisë