Iu dërgoi ushqim fëmijëve, 39-vjeçarja në Prishtinë sulmohet nga ish bashkëshorti

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme edhe nga ish-bashkëshortët. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë.

Një grua 39-vjeçare e ka kërkuar ndihmën e Policisë për shkak të dhunës që ka ushtruar ndaj saj ish-burri, të cilit i shkoi deri te shtëpia e tij. Ajo u sulmua fizikisht pasi shkoi t’iu dërgojë ushqim fëmijëve të tyre, për të cilët përkujdeset i dyshuari.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se viktima, e ka denoncuar rastin në Policia para se të ndodhë diçka më e keqe.

39-vjeçarja po ashtu ka kërkuar urdhër mbrojtës, për shkak të frikës dhe shqetësimit që i dyshuari ia ka shkaktuar.

Si rezultat i denoncimit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit si “Dhunë në familje” dhe ndërmarrjen e veprimeve hetimore posa i dyshuari të bie në prangat e Policisë.

Lexo edhe:  Lajm i rëndë: Vdes 1 vjeçari nga Mitrovica, Roan Sadiku