Thaçi dhe Veseli të lumtur për fitoren e Kosovës dhe Shqipërisë, njoftimin e jep Deliu nga Haga

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka shkuar në Hagë.

Ajo atje ka takuar ish-Presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli.

“Ashtu siç kanë jetuar dhe siç kanë shkuar në Hagë, ashtu i gjeta edhe sot Presidentin Thaçi, Kryetarin Veseli dhe të tjerët ballëlartë e krenarë”, ka shkruar Deliu në Facebook.

Ajo në shkrimin e saj ka njoftuar se Thaçi dhe Veseli jane shprehur shumë të lumtur me fitoren e Kosovës dhe Shqipërisë, mbrëmë.

Lexo edhe:  Këta janë dy burrat e familjes Ibishi në Burrnik të Ferizajt që u rrahën mes vete për pronë, njëri 62-vjeç e tjetri 71!