Një restorant sjell 100 punëtorë nga Bangladeshi në Obiliq

Besart Istrefi thotë se po përballet prej muajsh me mungesë të punëtorëve, prandaj i duhet të angazhohet ai për t’i shërbyer klientëve. Liberalizimi i vizave dhe mundësia e largimit të qytetarëve nga Kosova ka ngjallur pasiguri tek ai.

Kafet po i përgatitë për klientët. Këtë punë po e kryen vetë pronari i këtij restoranti që ndodhet në Obiliq.

Prandaj, Istrefi e ka menduar një zgjidhje, do të sjell punëtorë nga Azia.

Ai bëri të ditur se trajtimi jo duhur i punëtorëve gjatë viteve të kaluara ka bërë që këto veprimtari të përballen me këtë situatë.

Mobilizim të ngjashëm për të gjetur punëtorët kanë edhe biznese të tjera.

Kështu thotë, kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva.

E për çështjen e vizave për shtetasit e huaj ministria e Punëve të Jashtme ka krijuar një email të veçantë.

Lexo edhe:  Momenti kur Policia arreston disa persona në lagjen Arbëria në Prishtinë