Ali Kadriu, patrioti nga Mitrovica që u rezistoi serbëve edhe pas luftës – nuk e shiti shtëpinë as për 1 milion euro

Kullat e familjes Kadriu në Mitrovicë, të cilat ngjajnë me kullat tradicionale janë simbol i rezistencës së shqiptarëve në Mitrovicën e Veriut.

Të ndërtuara në vitin 1987 si dy shtëpi e që pas luftës u shndërruan në kulla, ato sot janë të hapura për vizitor sepse brenda tyre është hapur një ekspozitë me pikturat dëshmorit të ndjerë Kadri Kadiut dhe një Qendër e Kulturës.

Atdhetari Ali Kadriu i cili është pronar i këtyre kullave, njihet si shqiptari i parë që rezistoi pengesave nga serbët për të ndërtuar shtëpinë në lagjen “Kroi i Vitakut”.

I emocionuar e me lot në sy ai gjithmonë ka përkujtuar dëshmorët e rënë për atdheun.

“Para lufte kemi pas provbleme, siguri skemi pas por jemi kon të bashkuar. I kemi kapecy ato futruna e sfida bashkarisht. Atdheu është I të gjithëve. E kemi obligim moral me e mbrojt gjakun e dëshmorëve dhe ne të gjallët duhet të qojmë amanitin e tyre. Ne nderojmë heronjët të cilët kanë ra për këtë tokë dhe ende nuk I kanë gjetur. Vështirë e ka prindi që 23 vjet mos me dit ku e ka fëmijën”, pati thënë ai në një pronocim medial të tij.

Lexo edhe:  Babai rrah brutalisht vajzën e tij 13-vjeçare në shesh, e godet me grushte e shqelma