Arrestohet një burrë që dhunoi një të mitur
Një person është arrestuar pasi që dyshohet se i njëjti kishte dhunuar seksualisht një vajzë të mitur.
Rasti kishte ndodhur në nëntor të vitit të kaluar në Suharekë.
I dyshuari ka pranuar se ka pasur marrëdhënie me të miturën.
“Njësiti i hetimeve gjatë një pune hetimore, nën dyshimin e kryerjes së veprës së lart-cekur, kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar. Gjatë intervistës i njëjti ka pranuar se ka kryes marrëdhënie me viktimën femër kosovare e mitur”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.