Londra ndez dritat për herë të parë për Ramazan

Për herë të parë, Londra është ndezur me 30,000 drita për të shënuar muajin e shenjtë të Ramazanit.

Rruga Coventry, e cila lidh sheshin Leicester me Piccadilly, është e ndriçuar me “Gëzuar Ramazanin”.

Dritat u ndezën nga kryetari i bashkisë së Londrës, Sadiq Khan, i cili është një nga 1.3 milionë myslimanët në Londër që festojnë Ramazanin.

Shfaqja u organizua nga Ayshea Desai, e cila u frymëzua nga dashuria e saj për dritat e Krishtlindjeve.

Ajo tha: “Unë thjesht kisha ambicien ta bëja si dritat e Krishtlindjeve”

“Më kujtua se shkova të shoh dritat e Krishtlindjeve me motrën time kur isha duke u rritur dhe gjithashtu pata një mundësi të jetoj në Lindjen e Mesme dhe doja ta sillja atë gëzim dhe magji në Londër, qytetin nga i cili jam”

 

Lexo edhe:  Mërgimtari ndihmon me 5 metra dru dy familje skamnore në Mitrovicë