Konflikt në Gjakovë, dy persona kërcënojnë 45-vjeçarin: Ja kena me marrë na tokën, ja kanë me t’marrë plumbat

Zënkat e mosmarrëveshjet për prona në vendin tonë janë shumë të shpeshta. Në to zakonisht përfshihen familjarë e fqinj dhe në shumë raste eskalojnë në të shara, kërcënime, sulme fizike e shpesh edhe tragjikisht.

Në një ngatërresë shkaku i një toke, janë futur edhe tre persona  në fshatin Rrypaj të Gjakovës.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se dy persona kanë kanosur seriozisht një 45-vjeçar, të cilit ia kanë bllokuar rrugën me ekskavator, duke mos e lënë që të kalojë.

Përballë kësaj situate, viktima ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se të dyshuarit të cilët janë nga e njëjta familje, e kanë kërcënuar se ose do e marrin ata tokën, ose do e marrin plumbat atë. Bazuar në dëshminë e 45-vjeçarit, të dyshuarit kanë kërcënuar se ajo tokë s’do i duhet askujt, nëse nuk e marrin ata.

Si rezultat i denoncimit, të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarve t’u caktohet masa e ndalimit policor dhe të njëjtit të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’.

 

Lexo edhe:  Aksident në Bajçinë të Podujevës, lëndohen dy persona