Mërgimtari dhunon të fejuarën në Kosovë, vepra dyshohet se u krye në një motel

Një femër rreth të 30-tave ka denoncuar në polici të fejuarin e saj për dhunim.

Viktima ka thënë se i fejuari i saj erdhi nga Franca për pushime ndërsa me 3 mars mes orës 16:00-19:00, në një motel në magjistralen Ferizaj-Prishtinë është dhunuar nga ai.

Policia me urdhër të prokurorit të shtetit e ka hapur rastin ‘dhunim’ dhe është duke e trajtuar atë.

“Magjistralja Ferizaj-Prishtinë 03.03.2023, 16-19:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte kryer veprën e lartcekur ndaj saj. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore për procedurat e mëtutjeshme”, thuhet në raportin e policisë.

IndeksOnline ka mësuar nga burimet brenda policisë se i dyshuari është identifikuar dhe është në kërkim të tij.

Lexo edhe:  Një grua në Prizren bën telashe familjarët e saj, e denoncojnë në Polici për dhunë në familje – dërgojnë pamjet e keqtrajtimit