Gjobitet shoferi i kamionit, ndoti rrugën me baltë
Një ngasës kamioni në Prizren, është gjobitur nga policia e Kosovës, pasi që ishte kyçur në rrugë, pa i pastruar rrotat e kamionit nga balta.
Në njoftimin e policisë thuhet se ngasësi i kamionit i cili nuk është kujdesur që t’i pastrojë rrotat nga balta është gjobitur, pas kyçjes së tij në rrugën e asfaltuar. Në njoftim po ashtu thuhet se qytetarët duhet të kujdesën të mos i ndotin rrugët dhe se për këtë janë të detyruar dhe me ligj.
“Ne si qytetar duhet te kujdesemi, përveç të tjerash edhe mirëmbajtjen dhe pastërtinë e ambientit ku jetojmë, ngasësit e automjeteve me “Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugorë” (05/L-088), i cili është në fuqi, e kanë obligim që të kujdesen që të mos ndotin rrugët dhe duhet të kujdesen që të pastrohen rrotat në rast se automjeti del nga punishtja apo rruga me baltë.
Ligji në fjale thotë: “ Neni 44 , Hyrja nga rruga dytësore e paasfaltuar
Shoferi i cili me mjet hyn nga rruga e dheut në rrugë me rrugë të shtruara duhet ta ndalë mjetin dhe ta heqë baltën nga rrotat. “ , thuhet në njoftimin e policisë.
Por sipas njoftimit ngasësi në Prizren nuk u kujdes për këtë.
“Një ngasës kamioni në Prizren, nuk është kujdesuar për këtë , andaj me datë 17.03.2023 ngasësit në fjalë i shqiptuar një gjobë për shkak të ndotjes së asfaltit me rrotat me baltë. Policia e Kosovës bënë thirrje të gjithë ngasësve dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion që të kujdesën për sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë, por të kujdesën edhe për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e ambientit, respektojeni rregullat dhe ligjet në fuqi”, thuhet në njoftim.