Hajnat thyejnë shtëpinë e mërgimtarit në Ferizaj, vjedhin stoli ari dhe armë

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje. E të shpeshta janë edhe vjedhjet nëpër shtëpitë e mërgimtarëve.

Kështu e ka pësuar së fundi edhe një shtëpi në rrugën ‘Elbasani’ në Ferizaj, pronari i së cilës jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rastin e ka denoncuar sigurimi i shtëpisë, sipas të cilit, hajnat kanë vjedhur stoli ari dhe armë të cilat janë me leje nga organet kompetente.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe në identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

 

Lexo edhe:  Kryefamiljari iu vdiq në vendin e punës, familja paditë kompaninë