“Më shkoi djali që e kisha pas 7 vajzave” – rrëfimi i nënës që iu vra djali në trazirat e Marsit

Më 17 mars 2004, filluan protestat që më vonë do të përmenden si “Trazirat e marsit”. Ato zgjatën dy ditë, e gjatë tyre u vranë 19 civilë, nga të cilët 11 shqiptarë dhe 8 serbë, ndërsa u lënduan mbi 900 persona, kryesisht shqiptarë.

Trazirat shpërthyen pas njoftimeve se në lumin Ibër ishin mbytur tre fëmijë shqiptarë si pasojë e dhunës së serbëve, ndërsa shkaku i kësaj tragjedie asnjëherë nuk u sqarua plotësisht.

Në mesin e të vrarëve ishte edhe djali i vetëm i kësaj nëne.

Pavarësisht dhimbjes nga humbja e djalit, ajo dëgjohet duke bërë thirrje për qetësi.

“Mua djali më shkoi, dhimtë më të madhe kurrë s’kam pas, më shkoi djali pas shtatë vajzave, kam qef mu ndalu dhe nënave të mos ju vriten tjerë djemë”, thotë nëna që kishte humbur djalin e saj.

Lexo edhe:  “Në vend se me bë Bajram, ata nuk janë”, fjalët prekëse të kryefamiljarit që humbi tragjikisht nusen e nipin