Vetura luksoze e mërgimtarit bëhet “llom” në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Prizrenit.

Në këtë aksident ishte përfshirë vetura luksoze e mërgimtarit, e tipit BMW.

Nga pamjet të cilat i posedon Indeksonline shihet vetura me targa të huaja, e cila ka pësuar dëme të konsiderueshme.

Si pasojë e aksidentit vetura luksoze ka përfunduar në mes të rrugës dhe se rrota e saj ka dalë tërësisht nga vendi.

Lexo edhe:  Basketbollistët Hajrizi dhe Azemi bashkë me hoxhën Labinot Maliqin zhvillojnë ndeshje basketbollit me ushtarët amerikanë