Sulmohet zyra e KQZ-së në Mitrovicën e Veriut, persona të panjohur thyejnë xhamat

Xhamat e zyrës së KQZ-së në Mitrovicën e Veriut janë thyer nga persona të panjohur, disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar të katër komunave në veri.

Zyra e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Mitrovicën e Veriut është sulmuar nga persona të panjohur mbrëmjen e së hënës së pesë dhjetorit.

Ekipi i RTV Dukagjinit i cili po qëndron në terren, ka raportuar se dritaret e kësaj zyreje janë thyer.

Sipas banorëve të asaj pjese, disa persona janë munduar që t’i vënë flakën.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 18 dhjetorin si datë për zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave veriore të Kosovës: Mitrovicë Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Të katër komunat veriore kanë mbetur pa kryetarë, pas dorëheqjeve të kryetarëve nga radhët e Listës Serbe.

Lexo edhe:  Një grua bie nga banesa në qendër të Mitrovicës