Ankohen nga BIK-u: Pse Kuvendi cakton mbledhje në ditën e xhumasë

Ajni Sinani, kryetar i Kuvendit të BIK-ut dhe profesor në Fakultetin e Studimeve Islame, ka kritikuar Kuvendin e Kosovës.

Sinani, që ka kohë që është në udhëheqje të BIK-ut, është ankuar se pse Kuvendi i Kosovës ka caktuar mbledhjen e tij të premten, që siç thotë ai është “ditë e namazit të xhumasë”.

Sipas tij, një gjë e tillë është ndjenjë e inferioritetit.

“E premtja është ditë e namazit të xhumasë. Ndërkaq, Kuvendi i Kosovës ka caktuar mbledhjen e tij këtë ditë. Kjo i bie sikur çifutët të caktojnë diten e shtunë kurse të dielen të krishterët. Pse i shmangemi identitetit tonë?! Kjo është ndjenjë inferioriteti dhe shtirjeje që na ka lënë ideologjia sllavo-komuniste”, ka shkruar ai.

Lexo edhe:  “Kjo dëshmon se Serbia nuk ka ndryshuar qasje”, reagon MPB për djegien e veturës së Guriq