Kirurgu i QKUK-së: Institucionet shëndetësore publike po trajtojnë pacientët me infuzione të Serbisë

Klinikat e spitaleve të Kosovës në të shumtën e rasteve kanë mungesë të gjërave elementare, siç janë edhe infuzionet apo barërat e ndryshme.

Por Kirurgu Pediatrik në QKUK, Baton Kelmendi ka shprehur edhe një shqetësim tjetër.

Ai ka bërë të ditur se institucionet publike shëndetësorë në vend po trajtojnë pacientët me infuzione të prodhuara në Serbi, transmeton lajmi.net.

Ai theksoi se tenderin për furnizim e ka fituar kompania me seli në Serbi.

Duke folur për këtë problematik ai ka ironizuar edhe me blerjen e produkteve serbe duke i përmendur edhe “plazma keksat”.

 

Lexo edhe:  “109 mijë euro njërit dëshmitar, 49 mijë dhe banesë tjetrit”, akuzon Prokuroria – dështon seanca ndaj Sami Lushtakut dhe të tjerëve për krim të organizuar