Çudi e radhës në Big Brother VIP Albania: Ilnisa rikthehet sonte në shtëpi

Ish banorja e Big Brother VIP Albania, Ilnisa Agolli do të rikthehet në shtëpi.

Këtë informacion e ka bërë të ditur vetë Big Brother VIP Albania në rrjetin social në Instagram, shkruan lajmi.net.

“Një surprizë emocionuese, Ilnisa rikthehet në shtëpi”, shkruan në njoftimin në Instagram.

Se a do të rikthehet vetëm si surprizë për Meritonin apo do bëhet prapë banore në këtë format ata nuk kanë dhënë asnjë informacion tjetër.

Përmes këtij postimi ata kanë treguar edhe çfarë do të trajtohet sonte gjatë prajmit.

Njoftimi i plotë:

Pas pak në “Big Brother Vip”:

“Do ishte lidhur me mua”, çfarë fshihet pas deklaratës së Julit?

A po bëhen Egla dhe Heidi bashkë?

“Ti je popull kot”, çfarë nënkupton Juli për Meritonin?

Meriton-Heidi, anën e kujt mban Romeo?

Një surprizë emocionuese, Ilnisa rikthehet në shtëpi

Kush do të zgjidhet LIDER dhe çfarë avantazhi do të ketë sonte?.

Lexo edhe:  Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për krime lufte kundër popullatës civile në Gjakovë