Rritet numri i të lënduarve në një aksident trafiku në Klinë, Policia jep detajet

Gjashtë persona janë lënduar në një aksident trafiku në fshatin Grabanicë e Klinës. 

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 14:55, Policia është informuar për një aksident i cili ka ndodhur në fshatin Grabanicë- Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara 2 (dy) vetura dhe si pasojë e aksidentit 6 (gjashtë) persona kanë pësuar lëndime trupore.”, tha ai.

Të lënduarit fillimisht janë dërguar ne QKMF në Klinë, e më pas ne emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor.

 

Lexo edhe:  Arrestohen katër të dyshuar në Gjermani për kontrabandë me qenie njerëzore