E mitura në Prishtinë tentoi të braktiste foshnjën e saj
Një e mitur në Prishtinë ka tentuar të braktisë fëmijë e saj të porsalindur.
Rasti ka ndodhur të hënën, ndërsa Policia me konsultim me prokurorin rastin e kanë cilësuar si “Bashkësi jashtëmartesore me persona nën moshën 16 vjeç”.
“Raportohet se e dyshuara femër kosovare kishte tentuar ta braktisë fëmijën e porsalindur. Në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si më lart dhe mbetet për procedura të tjera”, thuhet në raportin e Policisë.