E mitura në Prishtinë tentoi të braktiste foshnjën e saj

Një e mitur në Prishtinë ka tentuar të braktisë fëmijë e saj të porsalindur.

Rasti ka ndodhur të hënën, ndërsa Policia me konsultim me prokurorin rastin e kanë cilësuar si “Bashkësi jashtëmartesore me persona nën moshën 16 vjeç”.

“Raportohet se e dyshuara femër kosovare kishte tentuar ta braktisë fëmijën e porsalindur. Në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si më lart dhe mbetet për procedura të tjera”, thuhet në raportin e Policisë.

Lexo edhe:  “Ishalla kurrë s’i lëshojnë prej Hagës” – i moshuari i lumtur që ish-krerët gjenden në burg, çon në “qiell” kryeministrin Kurti