Policia me apel për vozitësit: Humbe minutin, e jo jetën për minutin

Policia e Kosovës ka realizuar një video senzibilizuese për shtim të kujdesit në komunikacion të shtunën.

“Mos u ngut, humbe minutin, e jo jetën për minutin” dhe “Mos e përdor telefonin gjatë vozitjes, se mund t’ju kushtojë me jetë”.

Këto janë vetëm disa nga thirrjet të cilat janë në videon e publikuar në faqen zyrtare të policisë në ‘Facebook’.

Fushatë vetëdijësuese për parandalimin e aksidenteve, së funmdi ka bërë dhe fotografi Marjan Komani.

Përmes një ideje që Komani ka prezantuar, ka kërkuar që vozitësit të kenë kujdes, pasi shpejtësia vret.

Lexo edhe:  Mirlind Daku befason Lumbardhin, i sjell fanellën e Kombëtares