Policia shton prezencën në rrugë, kjo është arsyeja

Policia e Kosovës ka shtuar aktivitetet e saj në trafik për të parandaluar aksidentet nga mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve.  

Njoftimi i policisë:

Realizimi i aktiviteteve sipas planit ROADPOL 2023 (Rrjeti Evropian i Policive Rrugore)

Në kuadër të javës të aktiviteteve operacionale sipas planit ROADPOL 2023 (Rrjeti Evropian i Policive Rrugore), që nga data 13 deri 19 shkurt 2023, policia ka shtuar prezencën dhe kontrollin në të gjitha rrugët e vendit me qëllim të parandalimit të aksidenteve edhe nga mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve, ku në fokus ka kontrollin e kamionëve dhe autobusëve.

Lexo edhe:  Devijon debati në mes të Hoxhës dhe Hasanit, “Je ngacmues seksual” – “Ke marrë 5 mijë euro për të regjistruar studentë”