Për pak ditë, u mblodhën 100 mijë euro për Skënderajn

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka folur për situatën në këtë qytet pas vërshimeve të fundit që u ka shkaktuar dëme të mëdha.

Ai në Klan Kosova ka deklaruar se gjendja vazhdon të jetë ende e rëndë.

“Jemi në fazën kur po furnizojmë familjet që kanë nevoja, po strehojmë familjet që kanë kërkesa për strehim, jemi duke punuar në vlerësimin e dëmeve nga vërshimet në komunën tonë”.

“Sipas raportit preliminar të vlerësimeve kemi 400 familje të prekura direkt nga vërshimet, 400 shtëpi të goditura nga vërshimet, pa përfshirë dëmet bujqësore dhe në biznese që kanë bërë. Vlera e dëmeve sillet mbi 15 milionë euro sipas raportit preliminar, ende nuk kemi të dhëna të tjera në detaje, por është raporti preliminar”, ka thënë Nura.

Nura ka hapur një fond për të ndihmuar qytetarët të cilët janë dëmtuar nga vërshimet, ai ka treguar se sa para janë vendosur deri tani.

“Rrogën e janarit e kamë dorëzuar në fond, kemi miq dhe dashamirë që po na ndihmojnë në këtë fond, mund të them se për një ditë e gjysmë sa ka ky fund që është hapur i kemi dikund mbi 100 mijë euro që janë vendosur, e që shpejtë do të bëhen publike”, ka thënë Nura.

Lexo edhe:  Burri në Skenderaj përfundon në spital, dyshon se i hodhi gruaja diçka të dëmshme në ushqim