Borxhi i bën ‘pikë e pesë’ edhe fqinjët në Bicë të Lipjanit, njëri sulmon tjetrin me gyp – përfundon në ndalim policor

Një ngatërresë mes dy personave ka ndodhur sot, në fshatin Bicë të Lipjanit. Përleshja, motivi i së cilës dyshohet të jetë një mosmarrëveshje për borxh, ka bërë që konflikti verbal të eskalojë deri në rrahje.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se në përleshje janë përfshirë dy fqinj, njëri prej të cilëve dyshohet se ka sulmuar tjetrin me gyp, duke i shkaktuar kështu lëndime trupore. Rasti është denoncuar në Polici nga vet viktima, i cili ka përshkruar se si ndodhi ngjarja.

Si rezultat i denoncimit, një patrullë policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe më pas ka shoqëruar në stacion policor të dyshuarin e rastit. Ndërkohë viktima, i cili ka pësuar lëndime është dërguar në Emergjencë për të marrë trajtim mjekësor.

Konflikti që plasi për shkak të një borxhi, i kushtoi të dyshuarit, i cili përfundoi në ndalim. Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin prej 48 orësh.

Lexo edhe:  Gjendet i vdekur një person në një trotuar në Malishevê