Psikiatri që nuk arriti të pranohej si mjek në Kosovë: Nuk shkova në Gjermani për para

Ikja e punëtorëve shëndetësorë për në vendet evropiane po rritet dita – ditës. Dhe, ndonëse jo i vetmi, ky është problemi kryesor me të cilin po ballafaqohet shëndetësia në Kosovë.

Gazeta Insajderi sjell rrëfimin e psikiatrit nga Kosova, Liron Pepshi, i cili mori rrugën për në Gjermani për të vazhduar me profesionin prej psikiatri. Për Pepshin paga nuk ka qenë arsyeja primare që ishte larguar nga Kosova.

Ai për Insajderin ka treguar se kishte tentuar të kthehej të punonte në Kosovë, por u zhgënjye shumë.

Psikiatri Pepshi bën thirrje që problemet e shëndetit mendor të jenë prioritet i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë.

Më tutje, ai ka folur edhe për dallimet e të qenit me profesion psikiatër në Kosovë dhe në Gjermani.

Derisa, ka bërë edhe dallimet mes kosovarëve dhe gjermanëve karshi vizitës së psikiatrit.

Ndër të tjerash, Pepshi ka rrëfyer edhe çudinë më të madhe për të pas shkuarjes në Gjermani.

Sipas tij, në klinika gjermane më shumë ka pacient me çrregullime të personalitetit e çrregullime neurokognitive (demencë) sesa me psikozë.

Lexo edhe:  Aksident i rëndë në dalje të Suharekës, shoferi kërcen nga kamioni dhe shpëton