Lajm i mirë: Komiteti i Parlamentit Evropian miraton liberalizimin e vizave për Kosovën
Në Komitetin e Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE), sot është miratuar marrëveshja trepalëshe për liberalizimin e vizave me Kosovën.
Sipas njoftimit të Komitetit të Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme, 48 eurodeputetë ishin për, 7 kundër dhe 3 abstenime.
Më pas, në një seancë plenare, Parlamenti Evropian do të votojë për këtë çështje.