Ushtari i FSK-së, armën e kishte me leje: Serbët i dolën në rrugë ndërsa ai gjuajti në asfalt jo në drejtim të tyre
Ushtari i FSK-së, Azem Kurtaj, djali i dëshmorit, Danush Kurtaj, si dhe nipi i heroit, Xheladin Kurtaj, ish aktor i diplomuar i prof. Enver Petrovcit.
Azemi tek po udhëtonte si gjithmonë në rrugët e Syrinikës, saktësisht në fshashtin Gotovushë, has në një pritë serbësh të tubuar në grup dhe të dehur, shkruan Jepi zë
Por, Azemi si një ushtar i përgatitur dhe për ta mbrojtur veten, nxjerr revolen (të cilën e mbante me leje) dhe gjuan, por jo ne drejtim të trupit, por me tytën poshtë dhe thuhet se një cop predhe godet lehtë dy serbë.
Ndërsa këtë e dëshmon edhe serbja, nëna e njerit nga të plagosurit, shkruan Jepi zë
Pas gjithë kësaj tollovie, Azemi largohet në drejtim të Prevallës dhe bënë aktin burrëror duke e njoftuar policinë e Kosovës, të cilët vijnë menjëherë dhe e marrin me një siguri shumë të lartë.